AKTUALITET

ERE merr vendimin, anulohet rritja e çmimit të energjisë për abonentët familjarë

14:21 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enti Rregullator i Energjisë ka anuluar për muajin tetor rritjen e çmimit 42 lekë/kWh për konsumin e mbi 800kWh për abonentët familjarë.




Bordi diskuton “Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”, thuhet ne njoftimin e shperndare per mediat.

Kryetari i ERE, Petrit Ahmeti tha se “çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë”.

“Vendimi i mëparshëm nuk ka efekt, leximi do te behet në fund të muajit”, tha ai.

Mbledhja e bordit të ERE vjen pasi qeveria anuloi vendimin për vendosjen e fashës 800 kwh për muajin tetor.

Nderkohe ERE sot anulon rritjen e çmimit për muajin tetor, dhe propozon vendosjen e fashës 800 kwh nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor 2022.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.