Kronikë

Humb jetën shqiptari në spital në Greqi, shpërthimi i bombolës i shkaktoi djegie në të gjithë trupin (DETAJE)

15:56 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë këtë mesditë në spitalin Papanikolaou në Selanik.




Mësohet se emigranti shqiptar ishte shtruar në spital prej nëntë ditësh, pasi kishte pësuar një incident në punë.

Mediet greke raportojnë se shqiptari kishte pësuar djegie të rënda në të gjithë trupin, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në vendin e punës. Incidenti në punë ndodhi më 29 shtator.

Viktima  punonte në një vendgrumbullim makinash të vjetra, ose siç njihet ndryshe varrezë makinash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.