Kronikë

LISTA/ Goditën farmaci, lokale dhe një furrë buke! Prangosen në kryeqytet “serialët”, që bënin “namin” me vjedhje në Tiranë dhe Durrës

16:59 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këtë të premte dy të rinj, të cilët janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh në kryeqytet.




Burimet zyrtare bëjnë me dije se të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “Serial”, janë dy të rinj, përkatësisht personat me iniciale F. Sh., 19 vjeç dhe R. T., 20 vjeç.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, bëjnë me dije shërbimet e rendit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Serial”. Vodhën në biznese të ndryshme, në Tiranë dhe në Durrës, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.

Zbardhen dhe dokumentohen 12 vjedhje të kryera nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që vidhnin në biznese, në Tiranë dhe në Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Serial”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve F. Sh., 19 vjeç dhe R. T., 20 vjeç, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. B., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga verifikimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Durrës, konkretisht:

– Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci;

– Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale;

– Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën  “Muhamet Deliu” dhe njëri në rrugën “Jordan Misja”;

– Më datë 17.09.2022, në rrugën “Preng Bib Doda”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.;

– Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.