AKTUALITET

Mori ‘Tojotën’ më qira por qëllohet me breshëri automatiku në Shkodër!

10:33 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës njofton për një ngjarje të saponodhur ku ka mbetur i plagosur një person në aksin rrugos ‘Shkodër-Vau i Dejës’.




Sipas policisë, 42-vjeçari kishte marrë me qira një makinë tip ‘Tojota’. Policia po vijon hetimet.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.