Kryesore

Nafta çmim rekord, Blushi krahason shifrat me 5 shtete të Europës: Zhvatje! Sa herë shkoni në një pikë karburanti, ju pret Rama me oligarkët

22:34 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë.




Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook, çmimet e naftës që sipas tij shiten në disa shtete të Europës, duke bërë krahasimin me Shqipërinë.

Blushi thotë se Shqipëria është vendi më i varfër i kontinentit, por aktualisht ka çmimin më të shtrenjtë krahasuar me 5 shtetet që kanë pagën minimale më të lartë në të gjithë Europën.

Postimi i Tedi Blushit:

Bordi Hajdut vendosi të rritë përsëri çmimin e naftës në 245 lekë/litër.

Shqipëria, vendi më i varfër i kontinentit, ka aktualisht çmimin më të shtrenjtë krahasuar me pesë shtetet që kanë pagën minimale më të lartë në të gjithë Europën.

Kjo është zhvatje, asgjë tjetër!

Sa herë të ndaleni në çdo pikë karburanti, aty ju pret Edi Rama me të gjithë oligarkët e tij të naftës, që futin duart në xhepin tuaj për t’ju vjedhur pa mëshirë!

KRAHASIMI FLET QARTË:

SHQIPËRI

Paga minimale 291 euro/muaj

Çmimi i naftës 2.1 euro/litër

LUKSEMBURG

– Paga minimale 2,202 euro/muaj

– Çmimi i naftës 1,83 euro/litër

GJERMANI

– Paga minimale 1,976 euro/muaj

– Çmimi i naftës 2,0 euro/litër

IRLANDË

– Paga minimale 1,775 euro/muaj

– Çmimi i naftës 1,87 euro/litër

HOLLANDË

– Paga minimale 1,701 euro/muaj

– Çmimi i naftës 1,94 euro/litër

FRANCË

– Paga minimale 1,645 euro/muaj

– Çmimi i naftës 1,69 euro/litër


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.