LAJMI I FUNDIT

“Po lundron pa busull”, analisti Burimi për Ramën: Legalizimi i kanabisit dhe amnistia fiskale, rreziqe që të ruajë fashën 800kWh

19:19 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti dhe gazetari Genc Burimi i ftur në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka folur mbi situatën në vend ku ka folur mbi fashën 800KWh për energjinë elektrike të cilën e cilësoi si tërheqje vëmendjeje pasi në janar të vitit të ardhshëm ai do të legalizojë kanabsin.




Sipas Burimit, Rama po lundron pa busull dhe po ndërmerr rreziqe si amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabsit me aleatët ndërkombëtarë për të ruajtur çmimin e fashës së energjisë elektrike.

“Është situatë pak konfuzuese. Vajtje-ardhjet e tij me këto njoftime lidhen edhe me deklarimet e protestave nga opozita. Rama bazohet te forcat në prezencë, nëse janë në masë që mund t’i rrezikojnë rehatinë. Rritja pas 800KWh duhet parë nëse është shumë apo jo për një familje. Mbase kemi një dimër të butë, por ai nuk e ka të lehtë. Rama po merr rreziqe shumë të mëdha për shkak të mos dijes se si do shkojë energjia dhe po ndërmer një amnisti fiskale.

 

 

Ka fokusuar vëmendjen e mediave te puna e fashës ndërsa në 1 janar hyn në fuqi një vendim pervers, legalizimi i kanabisit. Në 1 janar hapen licensat për ato frima që do e prodhojnë, kjo është po aq e rrezikshme sa amnistia fiskale. Problemi është se Shqipëria nuk ka kushte kontrolli e drejtësie që të vërë në sukses një legalizim të drogave apo një amnisti fiskale. Rama po merr rreziqe politike me aleatët për të mbajtur një fashë të tillë. Ai po lundron pa busull”, u shpreh Burimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.