Kronikë

Prangoset 53-vjeçari nga Mati, i çoi djalit kanabis në burgun e Fushë-Krujës! Tentoi ta fuste duke e fshehur në shollën e atleteve

16:24 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G, 53 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë.




Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, nw njwrwn prej tw cilave, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me telefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike.

Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.