Kryesore

Ftesa e kreut të PD për një draft për Reformën Territoriale, Alibeaj: Ja përgjigjja ime për deputetin Berisha!

09:48 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj iu përgjigj dje edhe ftesës së Berishës që dy grupet në këtë parti të dalin me një draft për reformën territoriale.




Në një intervistë për ‘News 24’, Alibeaj e quajti kreun e PD-së, si “deputeti Berisha” dhe shtoi se prej kohësh i ka kërkuar të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të japin sugjerimet e tyre.

Berisha ka bërë një ftesë në lidhje me reformën territoriale që dy grupet të bëhen bashkë. Si i përgjigjeni ju ftesës së tij?

Unë i përgjigjem ftesës së një deputeti, qoftë edhe ky zoti Berisha: unë kam një detyrim edhe si kryetar i grupit parlamentar, që reforma territoriale të jetë një mishërim i interesave, një mishërim i angazhimit politik dhe partiak të çdo deputeti të grupit të PD. E kam bërë këtë që në fillim kur u ngrit komisioni i reformës territoriale, për të cilin edhe u anatemova për mënyrën pse u ngrit, mos ka ndonjë Pazar, gjithsesi këto janë çështje që i kam hedhur pas kurrizit. Që në atë moment ishte hapur ftesa për secilin nga anëtarët e grupit parlamentar që të ishin pjesë. Një pjesë u përgjigjën, një pjesë jo. Pavarësisht kësaj, pas ngritjes së komisionit, në korrik dhe gusht, të ftuar kanë qenë të gjithë deputetët. Konstatova një mospjesëmarrje të tyre. Edhe para një jave zonja Çupi me zotin Bylykbashi dhe Asllani me idenë e mirë për çdo sugjerim konstruktiv që të bëhen pjesë të projektligjit final. Ndeshi në refuzim. Megjithatë edhe në këto momente, edhe tani pasi është depozituar projektligji nga ana jonë, jemi të hapur për çfarëdolloj sugjerimi konstruktiv të paraqitet si amendament dhe ta mbështesim. Më shumë se kaq besoj se nuk kam se çfarë të bëj.

Mund të priten propozime nga grupi i Berishës?

E kemi kërkuar prej kohësh. Edhe para dy javësh kam bërë thirrje publike të gjithë deputetëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.