EKONOMI

BSH: Pse bankat hezitojnë në financimin e bizneseve të mëdha!

18:17 - 09.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konkurrenca dhe gjetja e tregut mbeten dy shqetësimet kryesore të bizneseve që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë për 6 mujorin e parë të këtij viti theksohet se më shumë me këto sfida po përballen ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme.




Kriza e çmimeve ka dhënë efektet e veta për të gjitha ndërmarrjet pavarësisht madhësisë pasi gjatë kësaj periudhe kanë shtuar “koston e prodhimit dhe të punës” .Ndërkohë mungesa e fuqisë punëtore vijon të theksohet.

Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë theksohet se sipërmarrjet përballen me vështirësi të theksuara në gjetjen e stafit të kualifikuar. Ky fenomen është i ndikuar nga largimi i të rinjve të kualifikuar jashtë vendit. Përtej këtyre vështirësive zhvillimet e fundit kanë bërë që bankat të jenë më të kujdesshme në financimin e investimeve për bizneset.

Sipas raportit theksohet se , në kushtet e një pasigurie të lartë në arenën ndërkombëtare dhe problematikave që ka sjellë në zinxhirët e prodhimit e tregtimit, sektori bankar në vend ka qenë më hezitues në financimin e bizneseve të mëdha pasi mund të jenë më të ekspozuara ndaj goditjeve të jashtme.

Sikurse bën me dije abcnews, në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se norma e refuzimit për ndërmarrjet e mëdha është rritur në vlerën 13.1% nga mesatarisht 4% në dy raportimet e kaluara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.