BOTA

Adoleshentja rrëmbehet nga pesë burra në Greqi/ Si u rrëmbye Markela teksa ishte duke shëtitur me motrën!

17:56 - 09.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 14-vjeçare është rrëmbyer mbrëmjen e së premtes, 7 tetor në Nikea të Greqisë, me familjes që ka denoncuar pengmarrjen e së miturës në polici. Sipas rrëfimit të nënës, Markela ishte duke ecur me motrën e saj Esmeralda, mbrëmjen e së premtes, kur dy makina i prenë rrugën motrave dhe morën peng Markelën.




Siç rrëfen e ëma, nga makinat zbritën pesë burra, dhe pasi neutralizuan Esmeraldën, morën Markelën, e futën me dhunë në makinë dhe u larguan. Esmeralda e tmerruar shkoi menjëherë në shtëpi, ku i tregoi familjes për rrëmbimin e motrës. Sot bëhen dy ditë nga rrëmbimi i adoleshentes dhe nuk ka ende asnjë gjurmë se ku mund të ndodhet.

Siç thotë e ëma, kjo nuk është hera e parë që adoleshentja rrëmbehet. Sipas saj autori ia ka rrëmbyer të bijën 20 ditë më parë, teksa Markela shkonte në shkollë.

“Ai e futi në makinë me dhunë, dhe e çoi diku, më pas e la një shesh në një fshat. Vajza ime ishte tmerrua. Edhe këtë herë Markela është rrëmbyer nga i njëjti person”, thotë për protothema.gr nëna e Markelës, Maria.

Fondacioni “Buzëqeshja e Fëmijës” në bashkëpunim me policinë e shtetit po vijojnë kërkimet për 14-vjeçaren. “Dritë” mbi hetimet pritet të hedhin pamjet nga kamerave të sigurisë së zonës që kanë regjistruar momentin e rrëmbimit të Markelës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.