Kronikë

Lirohet Endrit Dokle pas shoqërimit në policinë e Tiranës! Të lirë u lanë edhe Fatjon Murati me Gentjan Reçin

09:42 - 09.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Endrit Dokle është liruar nga policia e Tiranës, pasi u shoqërua pasditen e djeshme. Ai u ndalua teksa ishte duke lëvizur në automjet bashkë me Fatjon Muratin dhe Gentjan Reçin.




Sipas raportimit të News 24, bashkë me Doklen, pas verifikimeve të kryera nga uniformat blu janë liruar edhe këta të fundit.

Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Kurbinit pasi emri i tij doli në hetimet pas masakrës së Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Nga ana tjetër, vetë Dokle u mor në pyetje nga policia pak javë më parë pas dyshimeve të familjarëve të shumëkërkuarit Ervis Martinaj në lidhje me zhdukjen e djalit të tyre.

Kjo pasi emri i Martinajt u nxor nga i penduari i Drejtësisë Nuredin Dumani i cili tha se kishte marrë një porosi nga “Mbreti” i lojërave të fatit për elimunuar Doklen kundrejt një pagese prej 500 mijë eurosh.

Dokle mohoi të ketë gisht në zhdukjen e Martinajt i cili rezulton i zhdukur prej datës 10 Gusht. Prej disa ditësh policia ka nisur kontrolle të shumta në disa qytete për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.