Kronikë

Plantacion kanabisi një magazinë të braktisur në komunën e… Përfundon në pranga 37-vjeçari shqiptar në Itali, iu gjetën mbi 300 bimë marijuane!

09:48 - 09.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Karabinierët e Compagnia Roma Cassia arrestuan një 37-vjeçar shqiptar për prodhim kanabisi dhe qëllim shitjen pasi zbuluan plantacionin e tij.




Autoritetet kanë vënë re lëvizjet e dyshimta të të dyshuarit në një zonë të njohur për aktivitet droge dhe kanë identifikuar një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, brenda së cilës 37-vjeçari kishte krijuar një plantacion kanabisi.

Gjatë kontrollit në kasolle u gjetën mbi 300 bimë marijuanë të gjata rreth 40 cm, si dhe 50 gramë gati për shitje. Rritja e bimëve bëhej e mundur me anë të llambave të posaçme, freskueseve, termostatëve dhe plehrave kimike.

Policia zbuloi se subjekti ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin publik të energjisë elektrike për të prodhuar plantacionin e marijuanës, ndërsa droga dhe materialet u sekuestruan dhe u konfirmua arrestimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.