BOTA

Putini urdhëron shtimin e sigurisë dhe riparimin e pjesës së shkatërruar pas shpërthimit në urën që lidh Rusinë me Krimenë

08:42 - 09.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rusia ka rritur sigurinë në urën e saj të vetme për të mbërritur në Krime pasi një shpërthim i madh shkatërroi një pjesë të saj të shtunën që lamë pas.




Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimin federal të sigurisë në vend që të mbikëqyrë urën lidhëse me gadishullin e pushtuar, shkruan BBC.

Ura konsiderohet një simbol i aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014. Si pasojë e shpërthimit mbetën të vrarë tre persona, thanë autoritetet ruse.

Zyrtarët kanë deklaruar se puna për të rregulluar pjesët e dëmtuara si pasojë e shpërthimit, do të nisë menjëherë. Zëvendëskryeministri rus urdhëroi që pjesët e shkatërruara të urës të hiqen menjëherë.

Ura ka qenë vendimtare për Rusinë për lëvizjen e pajisjeve ushtarake, municionit dhe trupave në Ukrainën jugore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.