LAJMI I FUNDIT

Shënoi ndaj “ujqërve”, Broja bën me “dhimbje koke” Potter-in! The Sun: Tekniku duhet të dëgjojë tifozët e Chelsea-s

10:06 - 09.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke pritur me padurim mundësinë e tij, Armando Broja e bëri Graham Potter të mendojë gjatë pas ndeshjes së djeshme.




Sulmuesi shqiptari hyri në fushë si zëvendësues në fund të pjesës së dytë ndaj Wolves dhe festoi golin e tij të parë me “blutë”.

Sikur tekniku i “londinezëve” të kishte hyrë në Twitter pak orë para se të niste sfida  mund të shihte qindra tifozë që kishin bërë thirrje për Brojën titullar, shkruan The Sun.

Kur të gjithë panë që ai kishte zgjedhur Kai Havertz u shprehën të pakënaqur, përfshirë edhe njerëz me impakt në rrjetet sociale.

Broja ende nuk ka nisur një ndeshje nga minuta e parë në Premier League dhe ajo e mbrëmshja ishte ndeshja e 6 që vinte nga pankina dhe është merita e tij që shfrytëzoi trastën në mënyrë kaq empatike me një goditje fantastike.

Megjithëse për momentin duket të jetë zgjedhje e tretë pas Havartz dhe Aubameyang, Broja me siguri do t’i shkaktojë Potter dhimje kokë për të përzgjedhur formacionin titullar nëse sulmuesi vazhdon me të tilla paraqitje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.