Kryesore

“Shpresoj të më respektoni. Jam homoseskual”/ Iker Casillas deklaron orientimin e tij seksual, Puyol: Koha të tregosh historinë tonë!

15:55 - 09.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Legjenda e portës së Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas ka deklaruar se është homoseksual me anë të një postimi në Twitter.




“Shpresoj të më respektoni, jam homoseksual”, ka shkruar ish-kapiteni i Los Blancos që ka gjetur mbështetje të menjëhershme nga ish-armiku i tij në fushë, Carles Puyol.

Screenshot 2022 10 09 At 14.00.26

Ish-kapiteni i Barcelonës komentoi në postimin e Casillas në Twitter:

“Është koha për të treguar historinë tonë, Iker”, duke shfaqur mbështetjen për ish-shokun e ekipit. 

Ky episod shokoi botën e futbollit pasi ish-portieri spanjoll është personaliteti i parë i një rëndësie të tillë që deklaron hapur orientimin e tij si homoseksual. Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive Sara Carbonero me të cilën kishte dy djem për pesë vjet para ndarjes së tyre në mars 2021.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.