LAJMI I FUNDIT

Trajneri i Çekisë flet pa doreza: Shqipëria, kundërshtar i pakëndshëm, do të jetë me e forta e…

16:14 - 09.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jaroslav Shilhavi, trajneri i Republikës Çeke, ka komentuar shortin e kualifikueseve të Euro 2024 që e ka renditur në Grupin E, ku mes rivalëve ka edhe Shqipërinë.




Ai ka deklaruar se në përgjithësi shorti ishte i favorshëm pasi ishin shmangur superfuqitë, por ka paralajmëruar se duhet kujdes sidomos nga Shqipëria.

“Padyshim që ne synojmë kualifikimin. Ky grup mund të ishte shumë më keq. Polonia, si skuadra nga vazo e parë, do të jetë favorite, por ne sigurisht do të luajmë shanset tona në ndeshjet me ta dhe mendoj se do të jenë ndeshje të suksesshme. Ne padyshim që nuk do të nënvlerësojmë skuadrat e tjera, ne kemi respekt për këdo, por ne padyshim do të kërkonim alibi nëse do të thoshim se janë më të fortë se ne apo se janë kundërshtarë të vështirë. Nga ana tjetër, e vërteta është gjithmonë në fushën e lojës. Ne luajtëm ndaj Shqipërisë kohët e fundit para Europianit dhe ishte një kundërshtar shumë i pakëndshëm. Ne padyshim nuk nënvlerësojmë askënd, por padyshim që duam të kualifikohemi. Mes tre skuadrave të tjera, përveç Polonisë, kundërshtari më i fortë është Shqipëria, të cilin nuk duhet ta nënvlerësojmë. Edhe sa i përket ndeshjes që fituam me ta. Ajo ishte një ndeshje përgatitore dhe vitin e ardhshëm do të flitet për pikë. Nuk do ta nënvlerësojmë atë”, tha trajneri i Republikës Çeke./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.