LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Shënoi të parin me Çelsin, Broja ka një mesazh për Milanin: Shihemi të martën

07:30 - 09.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Broja tundi rrjetën për herë të parë në Premier Ligë me fanellën e Çelsit sot ndaj Ullvërhempton dhe për të ishte një entuziazëm i jashtëzakonshëm. Por edhe për klubin londinez, i cili ka shpresa të mëdha se sulmuesi shqiptar të bëhet një emër i njohur në arenën ndërkombëtare.




Ndaj nuk ishte aspak e çuditshme që pas sfidës, klubi postoi në rrjetet sociale një video-mesazh të Brojës drejtuar tifozëve për këtë gol të parë dhe për të patur mbështetjen e tyre për sfidën e të martës ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve

“Përshëndetje tifozë të Çelsit, jam jashtëzakonisht i lumtur që shënova golin tim të parë me Çelsin. Paraqitja ishte mahnitëse nga të gjithë djemtë dhe do të shihemi në Milano të martën. Forca blutë!”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar./ Panoramasport.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.