Kronikë

Aksidentohet minatori në Bulqizë, humb jetën si pasojë e plagëve të marra! Detajet e para nga ngjarja

19:27 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Bulqizë, ku një minator ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.




Autoritetet bëjnë me dije se incidenti fatal është shënuar në një minierë, ku 52-vjeçari me iniciale K.L. ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në subjektin minerar.

Nga ana e saj, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Bulqizë/ informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë,  dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të  ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.