AKTUALITET

E fshehën kokainën në pyll! Policia franceze arreston dy shqiptarët

19:24 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë në Francë, njëri 25-vjeç dhe tjetri 30-vjeç, janë dënuar me tetë muaj burg pas hetimeve ku rezultoi se shpërndanin lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë në komunat e Poisy, Chavanod, Epagny dhe Pringy.




Hetimi nga autoritetet franceze ndaj dy shqiptarëve kishin nisur në fund të shtatorit ku hetuesit ishin vënë nën vëzhgimin e disa pikave të caktuara ku ata kryenin tregtinë e paligjshme. Hetuesit arritën të gjenin se ku 2 shqiptarët fshihnin drogën që shisnin. Si rezultat 33 thasë me heroinë dhe 11 me kokainë u gjetën në pyllin në Argonay, falë një ekipi me qenë.

Shqiptarët u arrestuan në një hotel ku po qëndronin dhe ku u gjetën 600 euro, si dhe pajisje që ata i përdornin për peshimin dhe paketimin e drogës. Mediat franceze shkruajnë se shqiptarët mund t’i kenë transferuar paratë e përfituara nga aktiviteti i pa ligjshëm në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.