AKTUALITET

Është hapur Kutia e Pandorës/ Hakerat nxjerrin në tregun e zi programin ‘Deep Sea’, programi me të dhënat sekrete të policisë

22:04 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hakerat kanë në dorë një databazë me të dhënat sekrete të Policisë së Shtetit “Deep Sea” që përmban informacione për 100 mijë individë të ndryshëm të regjistruar në këtë sistem.




Njoftimi i shpërndarë nga hakerat

Është hapur Kutia e Pandorës, qeveritë arrogante vazhdojnë dëshpërimisht të mohojnë të vërtetën.

Formati ‘Deep Sea”, përfshin çdo informacion të mundshëm për çdo person me një të kaluar kriminale. Ajo përfshin informacionin e kaluar, vendndodhjen aktuale dhe kontaktet, raportet detajuese të përgatitura nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione për këta agjentë policië.

Rreth 100.000 emra janë në sistem, informacionet e pasaportave dhe detajet për udhëtimet, të tëra janë të bashkangjitura.

Përfshihen më shumë se 20 databasa.

Mbrëmjen e sotme ata kanë nxjerrë në shitje databazën në këmbim të 0.5 bitcoin duke bërë një njoftim në kanalet e tyre të komunikimit në telegram.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.