Kronikë

Është përdorur në ngjarje kriminale? Gjendet e djegur një makinë pa targa në Fier, e pikasën banorët e zonës

19:01 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një makinë pa targa është gjetur e djegur pasditen e sotme në fshatin Shtyllas të Fierit, për zjarrin e të cilës ka dyshime se është e qëllimshme.




Sipas Neës 24, makina është konstatuar nga banorët e zonës që kanë njoftuar më pas edhe policinë e Fierit.

Sakaq, dyshohet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale dhe është djegur për të humbur gjurmët nga autoritetet.

Tashmë, Policia ka nisur verifikimet për të zbuluar pronarin e automjetit përmes numrit të shasisë dhe pjesëve të tjera të tij që i kanë shpëtuar djegies.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.