BOTA

Katër shpërthime të njëpasnjëshme trondisin kryeqytetin ukrainas, raportohet për viktima dhe të plagosur!

08:53 - 10.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një numër viktimash janë shënuar në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm si rezultat i disa shpërthimeve. Kjo vjen pasi kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko konfirmoi shpërthime në qendër të qytetit gjysmë ore më parë.




Kryeqyteti u bombardua rëndë në fillim të luftës, por ka pasur një qetësi relative në muajt e fundit.

“Është shumë e pazakontë të kesh bombardime pikërisht në zemër të qytetit, ku janë zyrat e qeverisë. Ne nuk kemi ende konfirmim për atë që është goditur dhe se ka pasur viktima, por një këshilltar i presidentit ka postuar në Twitter duke e quajtur Rusinë përsëri një shtet terrorist me fotografi të flakëve pas një ndërtese.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.