AKTUALITET

Nxënësi ther shokun e klasës në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Kosovë

22:21 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën, gjatë orëve mësimore në gjimnazin “Ahmet Gashi”, në Prishtinë. Një nxënës ka therur me mjet të mprehtë shokun e klasës gjatë orës së kimisë, ku nuk ishte i pranishëm profesori.




Ai, sipas burimeve, kishte shkuar në një klasë tjetër për të zëvendësuar profesorin që mungonte. Burimet bëjnë të ditur se therja u krye me thikë, mirëpo drejtori i shkollës, Haxhi Metaj, thotë se ajo u krye me laps kimik.

“Nuk ishte thikë, ishte me laps kimik, nuk ishte lëndim i rëndë”, tha Metaj.

Policia e kontaktuar nga KOHA, nuk ishte në dijeni për rastin, megjithatë burimet thonë se është parë një patrullë.

“Të shohim nesër, do të flasim me prindër, por nuk ishte lëndim i rëndë”, tha Metaj.

Burimet konfirmojnë se nxënësit plaga iu shkaktua në kokë dhe se ai mori ndihmën e parë nga autoambulanca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.