LAJMI I FUNDIT

Pesë efektet anësore të pakëndshme nga pirja e tepruar e kafesë

20:08 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rekomandohet të mos konsumoni më shumë se 28 filxhanë kafe në javë, që është rreth katër filxhanë në ditë. Megjithatë, pirja e tepërt mund të shkaktojë efekte negative në shëndetin e dikujt. Hulumtimi që vlerësoi 40.000 të rritur, zbuloi se pirja mesatare e më shumë se katër filxhanëve kafe në ditë shkaktonte efekte anësore të pakëndshme në trupin e tyre.




Një studim i fundit nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë zbuloi se dy deri në tre filxhanë në ditë janë të pranueshme. Përveç kësaj, është vënë re se të gjitha llojet e kafesë, të bluar, të çastit dhe pa kafeinë, kanë efekte pozitive që mund të zgjasin jetën.

Megjithatë, sipas hulumtimit, nëse jeni nga ata që i tejkalojnë këto doza, duhet t’i keni në konsideratë efektet e mëposhtme anësore:

Ndjenjë ankthi

Ëndrra të këqija – makthe

Rrahje të shpejta të zemrës

Dridhje

Lodhje


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.