AKTUALITET

Raketat bien mbi Kiev, ukrainasit ia marrin këngës në metro (VIDEO)

21:16 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mëngjesin e së hënës shumë qytete Ukrainës janë goditur nga raketat ruse. Bombardimet nga ajri kanë qenë të pandërprera. Në qytetet kryesore u rikthyen sirenat e alarmit. Ato vijuan për 4 orë rresht. Deri tani zyrtarët kanë raportuar për 11 viktima dhe 89 të plagosur.




Megjithatë ukrainasit duket se nuk lejojnë që morali i tyre të bjerë. Ata po tregojnë se dinë të rezistojnë edhe në kushte të tilla. Ndërkohë që në qytet dëgjohen alarmet për bombardime, qytetarët e mbledhur në një nga strehimoret për të shpëtuar nnga raketat një metro në Kiev, kanë nisur këngën.

Ky sulm ishte një hakmarrje e Putin për shpërthimin në urën e Krimesë. Kreu i Kremlinit e quajti atë një “akt terrorist” të organizuar nga shërbimet e posaçme të Ukrainës.

Vetëm në Kiev numërohen 9 viktima. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se shpërthime u raportuan në lagjen Shevchenko të qytetit. Kjo është një zonë e madhe në qendër të Kievit që përfshin qytetin e vjetër historik si dhe disa zyra qeveritare.

Rusia shënjestroi zonat civile si dhe infrastrukturën energjetike. Gazetarët e agjencisë së lajmeve AP në qytetin Dnipro, panë trupa të shumë njerëzve të vrarë në një zonë industriale në periferi të qytetit.

Mediat ukrainase raportuan gjithashtu për shpërthime në një numër zonash tjera përfshirë, Lvivin që është një strehë për shumë njerëz që ikin nga luftimet në lindje, si dhe në Kharkiv, Ternopil, Khmelnytskyi, Zhytomyr dhe Kropyvnytskyi.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba shkroi se “taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithë atyre që duan të flasin me të për paqen: Putin është një terrorist që flet me raketa”, shkroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.