AKTUALITET

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

17:14 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marsela LEKLI, psikologe




10 tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

-Ç’rregullimet mendore prekin qindra milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve. Një në katër veta preket nga ndonjë çrregullim mendor në një moment të jetës.

Depresioni është kontribuesi kryesor i paaftësisë në mbarë botën. Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar janë ndër çrregullimet më të rënda që shkaktojnë paaftësi. . . . Ndonëse prekin një numër marramendës njerëzish, ç’rregullimet mendore mbahen fshehur, lihen pas dore dhe paragjykohen.

Të kuptojmë ç’rregullimet mendore!!

Çfarë janë sëmundjet mendore?

Specialistët i përkufizojnë çrregullimet mendore si mosfunksionim serioz në mënyrën e të menduarit të dikujt, në kontrollimin e ndjenjave dhe në sjellje. Kjo gjendje shpesh e pengon personin në marrëdhëniet me të tjerët dhe të përballojë sfidat e jetës.

Shkalla e simptomave mund të ndryshojë për nga kohëzgjatja dhe intensiteti, në varësi të individit dhe të sëmundjes specifike e rrethanave.

Mund të preken njerëz të çdo gjinie, moshe, kulture, race, feje ose arsimimi dhe gjendjeje ekonomike. Ç’rregullimet e shëndetit mendor nuk shkaktohen nga ndonjë dobësi e personit ose nga ndonjë e metë karakteri.

Me anë të kujdesit të duhur shëndetësor, individët mund të kurohen e të bëjnë jetë normale e me kuptim.

SI T’I PËRBALLOSH ÇRREGULLIMET MENDORE

  1. Ndiq trajtimin që të kanë rekomanduar specialistët e kualifikuar të shëndetit mendor.
  2. Mbaj një program ditor të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm.
  3. Merru me aktivitete fizike.
  4. Fli mjaftueshëm.
  5. Lër kohë çdo ditë që të çlodhesh.
  6. Ha shëndetshëm dhe me ekuilibër.
  7. Kufizo pijet alkoolike dhe ilaçet që nuk përfshihen në recetën tënde.
  8. Mos u veço; kalo kohë me njerëz të besueshëm që ta duan të mirën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.