AKTUALITET

Telefonatë Biden – Zelensky: Mbrojtja ajrore e Ukrainës në fokus

23:34 - 10.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë mbrëmje se kishte një “bisedë konstruktive” me homologun e tij amerikan Joe Biden, pas sulmeve me raketa ruse në disa qytete të Ukrainës.




“Çështja dominuese në bisedë ishte mbrojtja kundërajrore. Aktualisht, ky është prioriteti më i lartë në bashkëpunimin tonë të mbrojtjes”, tha presidenti ukrainas në një postim në Telegram.

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi më herët sulmet me raketa ruse, duke nënvizuar se ato demonstrojnë “brutalitetin absolut” të sulmit të nisur nga i forti i Kremlinit, Vladimir Putin kundër popullit ukrainas.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e sotme raketore ruse në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë ato në Kiev. Këto sulme vranë dhe plagosën civilë, ndërsa shkatërruan objektiva civilë. Brutaliteti i plotë i luftës së paligjshme të zotit Putin kundër popullit të Ukrainës demonstrohet edhe një herë”, thuhet në deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden.

Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, SHBA-ja ka forcuar ushtarakisht Ukrainën me pajisje në vlerë prej 16.8 miliardë dollarësh, ndërkohë që ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Moskës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.