AKTUALITET

“Dalja me një kandidat pa kushte, detyrim!” Gjekmarkaj takohet me Peter Zingraf, në fokus zhvillimet në PD dhe ‘lokalet’

12:35 - 11.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës Federale Gjermane, Peter Zingraf.




Gjekmarkaj shprehet se në fokus të këtij takimi ishin zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike si edhe ‘lokalet’.

Më tej thekson se gjatë bashkëbisedimit e ka informuar Zingraf për iniciativën e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar, Gazmend Bardhin që të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale.

Reagimi:

Një bisedë realiste mbi çështjet akute të integrimit europian të shqiptarëve, një ëndërr kjo shekullore e cila tek roli e ndihma e Gjermanisë si forca më e madhe ekonomike, politike e integruese e kontinentit shpreson të shpërblehet.

Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, dinamikat plot paradokse në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar  për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.

E Informova z.Zingraf për insiativën e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar z. Gazmend Bardhi që të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale.

Dalja me një kandidat në sintoni me kërkesat e qytetarëve dhe interesat e frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla, është detyrim mbi çdo gjë tjetër.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.