AKTUALITET

“Gruaja është tek prindërit e saj”/ Nusja i dhunoi barbarisht nënën, reagon djali: Nuk merrem me këto gjëra, ta gjejnë vetë të dyja

12:45 - 11.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhunimi barbar i një 61-vjeçareje që e shtruar nga ambientet e spitalit të Traumës ka akuzuar nusen e djalit të saj u bë publik dje nga Neës24.




Marjana Cinari ka deklaruar se nusja e saj e dhunon prej vitesh, teksa ka bërë përgjegjëse dhe policinë e Beratit dhe të Dimalit se nuk e kanë ndihmuar të shpëtojë prej saj.

Rasti i të dhunuarës është trajtuar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës 24, ku ka folur vëllai i të dhunuarës dhe është bërë publik një audio e telefonatës që është bërë nga autorja e emisionit me djalin e 61-vjeçares.

Familjarët pretendojnë se 61 vjçarja është dhunuar prej 4 vitesh nga nusja Elena Cinari.

“Unë akuzoj policinë e Dimali dhe Beratit se nga e hëna deri të enjten në mëngjes nuk e ka pranuar asnjë polici e nuk ka marrë asnjë njeri denoncimin e saj.

Te Trauma erdhi se e ka goditur nusja e djalit. Unë e kam gjetur motrën në mes të shtëpisë shtrirë. Marr policinë e Beratit, nuk vjen, thotë kam dërguar policinë e Urës, as ajo nuk vjen. Ca lidhje ka policia me Elena Cinarin? Këtë duhet ta gjejë policia. Ca lidhje ka me policat kjo që po e mbrojnë kaq?”, u shpreh vëllai i të dhunuarës.

I pyetur nëse Marjana Cinari ka denincuar dy herë në polici djalin e saj, vëllai u përgjigj: “po se bënte sehir kur e dhunonte nusja”.

Djali i Marjanës ka deklaruar per emisionin “Me zemer te hapur” se nuk ndërhyn pasi është problem mes nënës së tij dhe nuses.

 

“Jo jo unë nuk ngatërrohem me këto gjëra. Jo jo më vjen keq. E vërtetë është por ta gjejnë ato të dyja nuk kam lidhje fare me atë pjesë. Nusja është te prindërit e saj”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.