AKTUALITET

Ishte nën moshë/ Gjykata e Lezhës dënon me 8 vite burg 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin

08:07 - 11.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Lezhës dënoni të hënën  me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.




I riu u gjet fajtor për veprat penale  “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

I konsideruar i mitur, pasi është nen 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet.

Avokati mbrojtës nuk e kundërshtoi vendimin e Gjykatës. Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit ai u vetëdorëzua në Polici, duke pranuar autorësinë dhe treguar dhe motivet e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.