AKTUALITET

Lideri më pak i pëlqyer? Meta: Do ta tregojë sondazhi i zgjedhjeve, PL do arrijë rezultat të jashtëzakonshëm

13:40 - 11.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PL Ilir Meta ka komentuar një sondazh të publikuar disa ditë më parë në lidhje me popullaritetin e figurës së tij. I pyetur a është i shqetësuar nga këto gjetje, Meta tha se këto janë sulme të orkestruara nga shteti. Meta u shpreh i bindur se në zgjedhjet vendore, PL do të marrë rezultat të jashtëzakonshëm.




Bazuar në një sondazh të kryer së fundmi, Ilir Meta ka dalë lideri më pak i pëlqyer.

Si përgjigjet ai për këtë?

Meta: Këtë sondazh për mua e ka shpallur Edi Rama që ditën që kam dalë nga presidenca. Rama e di shumë mirë që mbi 80% e Shqipërisë është duke zierë nga padurimi për ta shporrur një herë e mirë. Ai e di shumë mirë që në se ka një forcë politike ku priten duart e tij direkt, është PL. Tek të tjerat i ka futur duart ai direkt dhe indirekt. Unë i besoj sondazhit të përditshëm që një në raport me qytetarët dhe i besoj sondazhit që do të vijë për zgjedhjet vendore ku Partia e Lirisë do të arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm. Do t’i japë një fitore gjithë opozitës, në rast se opozita e dëshiron këtë. Nuk jam i shqetësuar për popullaritetin tim, por për gjendjen ku është vendi dhe kjo vjen për shkak të Edi Ramës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.