AKTUALITET

“Objektivi ynë janë Këshillat”, Meta: Zëri i qytetarëve të Tiranës do të dëgjohet fuqishëm

13:56 - 11.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Luftën e kemi me sektin e Rilindjes”, kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat.




Gjithashtu Meta tha se objektivi i Partisë së Lirisë janë këshillat dhe se do t’i kthehet parlamenteve lokale, duke shtuar se më i rëndësishëm do të jetë ai i Tiranës.

Pyetje: Do të mbështesni Ilir Alimehmetin si kandidat për bashkinë e Tiranës?

Meta: Nuk mund të hyj në çështje emrash sepse nuk është përgjegjësi e imja emri, as në Tiranë dhe asgjëkundi. Përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër dhe një forcë politike dhe uroj ta zgjidhë këtë gjë sa më shpejtë. Kjo çështje ka përfunduar për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Nëse ka ndonjë kandidat nga partia e Lirisë që pretendon se ka aftësinë për të fituar, unë do të angazhohesha me shumë dëshirë. Por objektivi ynë janë këshillat, Do ti kthehem parlamenteve lokale. Do të jetë më i rëndësishëm parlamenti i Tiranës sesa ai i 25 prillit. Zëri i qytetarëve të Tiranës do të dëgjohet fuqishëm”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.