AKTUALITET

Opozita zgjedh kandidaturën e saj për Avokatin e Popullit, emri që do të shkojë për votim në Parlament

12:25 - 11.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opozita duket se ka zgjedhur emrin e kandidatit që do shkojë në Parlament për t’u votuar si Avokat i Popullit.




Mësohet se Ledio Braho ka marrë 16 vota mbështetëse nga deputetët e PD që të jetë ai emri për Avokat Populli, ndërsa Dorian Gjomarkaj kishte marrë 12 vota.

Megjithatë, mësohet se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ende nuk ishte bindur për të çuar në Parlament për t’u votuar emrin e Leduio Brahos.

Mësohet se Alibeaj është shprehur se do të thërrasë në një takim dy kandidatët për të vendosur me ta se cili do të jetë emri që do t’i dërgohet Parlamentit për Avokatin e Popullit.

Sakaq, nga ana tjetër, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, në mbledhjen e fundit të Grupit të PS mësohet të jetë shprehur se nuk do të presë shumë gjatë opozitën për të zgjedhur Avokatin e Popullit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.