AKTUALITET

U kap në makinën e blinduar bashkë me Indrit Doklen, gjykata lë në burg Fatjon Muratin

12:47 - 11.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fatjon Muratin, i akuzuar për arsenalin e armëve ne zonën e egut, të kapura në korrik të ketij viti. Gjykata ka pranuar lerkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Muratin i cili u kap duke udhëtuar me një mjet të blinduar brenda të cilit ishte Indrit Dokle dhe kunati i tij. Kujtojmë se automjeti u ndalua gjatë një kontrolli rutinë. Mjeti ku po udhëtonte Indrit Dokle u ndalua nga një patrulle policia rreth orës 20:00 , të së shtunës, në zonën e Kasharit apo sic njihet bulevardi Migjeni. Ai ishte duke udhetuar me një mercedez benz të blinduar me targa bullgare. Automjeti drejtohej nga kunati i tij Gentjan Beqiraj, në vendin e parë ishte Fatjon Murati, ndërsa pas qëndronte Dokle , bashkëshortja e tij dhe fëmija i tyre i lumtur. Pas shoqërimit bashkëshortja bashkë me të voglin janë larguar me taksi. Ndersa tre personat janë shoqëruar për në komisariat ku pas marrjes në pyetje dokle e kunati i tij janë liruar, ndërsa në burg qëndroj vetëm Fatjon Murati.




Arrestimi i tij u bë i mundur pasi  rezultonte bashkëpunëtor i shtetasit Kristjan Gjini i arrestuar gjate operacionit “Ruger” ku në dy ambiente të marra me qira në një kompleks rezidencial, u zbuluan armë të ndryshme, silenciator, maska dhe radio policie. Në këtë operacion i zhvilluar në muajin korrik ndalua edhe një vajzë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.