AKTUALITET

Kurti injoron Ramën: S’e kam dëgjuar fjalimin e tij në Këshillin e Evropës

19:39 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e fuqishëm të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës




Ai tha se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që e ka pasur.

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit Edi Rama, sepse nuk e kam dëgjuar. Nuk kam pasur mundësi ta dëgjoj. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem për mëngjesin e nesërm”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se faktorët ndërkombëtar do të duhet të mobilizohen për ndjekjen e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë. Ai ka thënë se qëndrimet dhe kundërshtimi ne tij për Gjykatën Speciale i ka shprehur në kohën kur është themeluar ajo dhe se nuk ka çka të shtojë.

“Mund të them që Dhomat e Specializuara nuk janë karakterizuar nga transparenca, nuk mund të lavdërohen për transparencë dhe gjithashtu së shpejti bëhen dy vjet që kemi mbajtje në paraburgim pa një datë gjykimi. Mbi të gjitha besoj që faktorët ndërkombëtar do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen dhe gjithashtu përgjegjësit dhe fajtorët të gjykohen dhe dënohen”.

“Andaj kudo që flet në arenën ndërkombëtare do të duhej nga faktorët ndërkombëtar ta trajtojë këtë çështje sepse në Kosovë ka ndodhur gjenocidi për ta ndaluar ka intervenuar NATO dhe kemi pa numër krime të pa adresuara. Pra nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.