Kosova

Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën/ Komisioni Evropian nis diskutimin për liberalizimin e vizave!

07:39 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dita e sotme, 12 tetori pritet të jetë një ditë speciale për Kosovën në Bruksel. Në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, së pari kolegji i komisionarëve pritet të miratojë raportet e progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE.




Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Komisioni Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018. KE-ja thotë se regjimi i vizave për kosovarët duhet hequr, dhe se kushtet janë përmbushur.

Mbi këtë raport dhe të ashtuquajturin “Non-Paper” grupi punues për vizat, po në Bruksel, do zhvillojë punimet të mërkurën e të enjten për liberalizim. Derisa të mërkurën e të enjten, punon grupi për vizat, të premten më 14 tetor mblidhen ministrat e punëve të brendshme të unionit, më saktësisht Këshilli i Shengenit.

Lëvizja e lirë për shtetasit e Kosovës nuk figuron si temë diskutimi. Njoftimi zyrtar thotë se aty flitet për situatën e përgjithshme me fokus të veçantë në menaxhimin e kufijve të jashtëm dhe se do vendosen veprime në këtë fushë. Vendimin final për liberalizim pas kryerjes së procedurave paraprake e merr KE-ja me shumicë të kualifikuar./express/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.