AKTUALITET

“A ka pasur korrupsion në kohën tuaj?”/ Berisha: Nëse gjendet firma ime për 1 qindarkë të marrë nga paratë publike unë i pranoj të gjitha

21:45 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të opnionistëve për çështjen e korrupsionit në vend.




Berisha ka theksuar se edhe në kohën e drejtimit të vendit nga ai, ka pasur korrupsion, por kishte mekanizma për luftimin dhe përpjekje për ndalimin e tij.

Debati i plotë:

Duam të dimë a do mbajë njeri përgjegjësi nga drejtuesit e shtetit për korrupsionin në kohën kur ata kanë drejtuar? Ju nuk e mohoni dot nivelin e korrupsionit në vend

Në rastin e iniceneratorëve…Unë jam ish Kryeministër që ka funksionuar me akte dhe ligje. Nëse gjendet ndokund firma ime për 1 qindarkë, të marrë nga buxheti i shtetit dhe parave publike, që ka marrë Damir Fazlliç gjatë kohës që isha në pushtet, unë i prnaoj të gjitha.

Pra s’ka asnjë firmë?

Unë kam hedhur firma më shumë se të gjithë socialistët që kjanë qenë në pushtet por në përputhje me ligjet. Ne kemi pasur një department juridik që ka detyrë të shqyrtojë përputhshmërinë e ligjit për firmën dhe aktin që bën kyrministri.

Nëse do kryeministri të jetë korrekt, ka çdokush për të qenë korrekt.

A ka pasur korrupsion në kohën tuaj?

Pa asnjë diskutim që ka pasur korrupsion, por ka pasur një luftë aktive. Ka pasur konkurrencë. Prokurimve digjitale dhe jo sekrete. Prokurime me fondet maksimale. Prandaj duhet të përdorim standartet. Janë 450 milion euro djegësat e firmosura në kundërshtim me shkresën e Agjencisë së Prokurimve Publike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.