Kronikë

EMRI-VIDEO/ I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Pogradec 47-vjeçari i shumëkërkuar!

09:33 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 47-vjeçar nga Pogradeci, i cili rezulton se është i dënuar me 9 vjet burg në shtetin fqinj Itali, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.




Sipas bluve, bëhet fjalë për shtetasin Taulant Agushi, banues në fshatin Starovë të Pogradecit.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Interpol Tirana. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 47-vjeçar i dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Agimi”. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec.

Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.