AKTUALITET

Fjalimi i Ramës në KiE/ “Foli pa takt, nuk mund të japë leksione”, Murati për opozitën: Të dënuar të dalin me kandidatë të përbashkët

17:44 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 foli mbi fjalimin e Kryeministrit Rama para Këshillit të Evropës ditën e djeshme dhe situatën e opozitës në vend.




Murati tha se fjalimi i Ramës ishte i saktë, por mënyra se si ai e shprehu atë ishte pa takt, ndërsa shtoi se “nuk mund të japë leksione në mes të Këshillit Europian” pasi përfaqëson një komb të tërë dhe jo vetëm veten.

Sa i përket gjendjes së opozitës në vend Murati tha se “janë ende duke u zgjuar nga gjumi dhe duke kuptuar situatën ku janë”, ndërsa shtoi se në zgjedhjet lokale “janë të dënuar të dalin me kandidatë të përbashkët, përndryshe do t’i bëjnë nder qeverisë aktuale”

“Ai foli për çështjen e Kosovës, gjë që është për t’u përshëndetur. Fjalimi nuk kishte gjë për t’u sharë, foli për pafajësinë e drejtueseve të UÇK dhe për mbajtjen në burg pa të drejtë të Hashim Thaçit. Ishte një fjalim me një narrativë të përsëritur të Ramës. Sa i përket formës kam rezerva, nuk mund të shkojë Shqipëria në mes të KiE dhe të japë leksione. Rama mund të bëjë ligjërimin e tij, por nuk mund të shkojë në KiE dhë të japë leksione morali e integriteti. Ajo që i ka shqetësuar më shumë partnerët evropianë është forma e fjalimit. Mënyra me të cilën Rama shkoi ishte një gjest pa takt. Rama duhet të bëjë kujdes pasi nuk përfaqëson veten, por përfaqëson një komb. Nuk duhet të flasë në sallën e KiE sikur po flet në sallën e parlamentit. Nuk kemi luksin të bëjmë armiq pasi jemi një vend i vogël. Rama për sa kohë është në rolin e kryeministrit duhet të jetë më i rezervuar, pasi bëhet fjalë për marrëdhënie që mund të kenë pasoja për relatat me partnerët ndërkombëtare.

Nuk shoh trazim ujërash në opozitë, janë ende duke u zgjuar nga gjumi. Në zgjedhjet e ardhshme opozita është e dënuar të dalë me kandidatë të përbashkët. Deri tani ka një vullnet pozitiv për daljen me kandidatë të përbashkët. Një dorë e ka edhe PL në këtë mes. Meta tha se për sa i përket kandidatëve kryesorë PL kërkon vetëm këshillet bashkiake dha ka liruar një vend. Çdo palë kërkon të shfaqet më e fortë nga çfarë është. Nëse duan të fitojnë diçka në zgjedhjet e ardhshme duhet të bashkohen ose ndryshe i bëjnë nder qeverisë aktuale”, u shpreh Murati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.