LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Barjam Begaj pret në Presidencë Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Kanadasë, zbardhen diskutimet mes tyre!

14:27 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Bajram Begaj, u takua me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota dhe ka vlerësuar vizitën e tij si një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe e cila përkon me kremtimet e 35-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqiperise e Kanadase.




Begaj, sic behet me dije ne njoftimin per mediat nga zyra e shtypit, ka nënvizuar marrëdhëniet shumë të mira e miqësore të konsoliduara edhe më shumë në dy dekadat e fundit, vlerësoi ecurinë e dialogut politik si dhe partneritetin e ngushtë në kuadër të aleancës në NATO.

2c03dda1-a64c-4533-b298-6d643898bd21 e8946503-853e-4574-b671-1960c307cf0a f8104df9-6db4-443b-afd6-d2d97308def3 f29a08bd-18a6-43cb-8687-a29e3463b181
<
>

“Një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj bëri edhe për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë integrimit dhe ruajtjes së trashëgimisë historike e kulturore të komunitetit shqiptar që jeton e punon në këtë vend, duke e konsideruar atë si një urë miqësie e bashkëpunimi. Si një vlerë të shtuar në këtë aspekt, Presidenti Begaj vlerësoi marrëveshjen dypalëshe për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore. Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashu bashkëpunimin mes parlamenteve të dy vendeve dhe shprehu besimin se Kryetari Rota dhe deputetët e tjerë kanadezë do të japin ndihmesën e tyre në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve përfaqësuese diplomatike në kryeqytetet respektive. Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Anthony Rota vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe e siguroi Presidentin Begaj për mbështetjen e tij dhe të Dhomës së Deputetëve për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit botërore, agresionin ushtarak rus në Ukrainë, kërcënimet për paqen, sigurinë dhe rendin aktual botëror, ndikimi i ndryshimeve klimatike në çështjet e sigurisë, si dhe angazhimet e përbashkëta dhe nevojës së reagimeve të koordinuara dypalëshe dhe me aletatët.Një vend të veçantë zunë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësia e vijimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si rruga më e mirë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme”, behet me dije ne njoftimin per mediat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.