AKTUALITET

“Janë komform ligjit Doktor”/ Berisha për financimin e parave ruse: Bashën e pyeta dhe më siguroi se janë para nga 100 biznesmenët shqiptar në SHBA

21:25 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha ka sqaruar para opinionit publik edhe çështjen e financimit ose jo të parave ruse në Partinë Demokratike.




Berisha shpjegoi takimin e tij me Bashën dhe kërkesën e tij për të sqaruar prejardhjen e atyre parave.

Sipas Berishës, rezultonte se Basha i kishte marrë paratë nga 100 biznesmenë shqiptar në SHBA.

Dialogu

Pse erdhi Donald Lu tek ju?

Ai kapi Belind Këlliçin dhe i tha se i kam dorëzuar Bashës dosjen për financimin e rusëve.

E mora Bashën dhe e pyeta. Ai më tha: Jo kurrë, me ato para kam bërë ‘fondraising’, tek 100 biznemenë shqiptaro-amerikanë.

Tani më thuaj: Janë komform ligjeve shqiptare dhe amerikane?

Po më tha janë të sigurta.

A kanë dalë nga PD?

Jo, fare. Ai më tha se nuk kam marrë para ruse. Prano edhe një dënim për ti hequr vetes një njollë të tmerrshme. Ato as nuk kanë hyrë as kanë dalë nga arka e PD-së.

Ajo është afera personale e atij. Atëherë duhet të pranosh ku i more dhe të pranosh edhe dënimin. Ai nuk tregon se ku i mori. Ato para as nuk kanë hyrë dhe as nuk kanë dalë nga arka e PD-së. Dosja në prokurori tregon që nuk është kryer asnjë veprim me asnjë qindarkë nga PD në këtë drejtim. Basha duhet të ketë përgjegjësinë minimale më njerëzore dhe të thotë që unë këto para i kam marrë dhe i kam dërguar në Skoci. Te këto kompani me filanin dhe këtë numër udhëtimi.

Dhe pastaj del që paratë kanë qenë ruse apo nuk kanë qenë ruse. Qeveria amerikane deri më sot nuk ka vënë dot, nuk ka rrjedhur dot as edhe një fakt të vetëm konkret. Nuk ka dhënë dot asnjë fakt. E kanë apo nuk e kanë praktikë. Merr të gjithë motivacionin e atyre që janë sanksionuar edhe dy muaj përpara. Unë që jam këtu kam deklaruar që në momentin e parë që qeveria e SHBA, Blinken bashkë me këtë zonjën këtu të nxjerrin një fakt të vetëm, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.