AKTUALITET

“Kemi zero kushte për bashkimin e PD-së”/ Sali Berisha për zhvillimet në Partinë Demokratike: Jemi në proces bisedimesh, jemi pa paragjykime

21:13 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në Opinion ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike.




Berisha shprehet për dakortësinë e bashkëpunimit me grupimin e Enkelejd Alibeaj. Z. Berisha theksoi se Edi Paloka është i autorizuar të bashkëpunoj në këtë proces. Sipas Berishës, ky format është pa paragjykime, pasi pret të bashkëpunoj me çdo demokrat.

Berisha tha se:

Paloka është në kontakt me Z. Bardhi. Jam i bindur se ekziston çdo bazë për një bashkim të vërtetë, për një betejë të vërtetë.

A ka kushte për këtë bashkim?

Jo, ka zero kushte. Por edhe pala tjetër nuk ka kushte.

Po ju do ti vendosni kushte?

Ne jemi në një proces bisedimi. Ne nuk vëmë kushte, janë anëtarë të Partisë Demokratike. Ata kanë të gjtha të drejtat e anëtarëve të PD-së. Bisedimet do të sqarojnë çdo pëprjekje.

A do të tërhiqet padia nga Alibeaj?

Nuk paragjykoj asgjë. Hapat janë plotësisht të pranueshme. Nëse ka kushte nuk ka marrëveshje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.