AKTUALITET

“Më lini të lirë”/ Dua Lipa ekzaltohet nga fjalimi i Ramës në KiE: Liberalizim vizash për Kosovën

15:27 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas fjalimit të djeshëm në Këshillin e Europës, Kryeministri Rama ka marrë shumë lavde dhe përkrahje nga faktori kosovar.




Kanë qenë të shumtë analistët dhe artistët të cilët kanë shprehur simpatinë e tyre për atë qasje të Ramës.

Fjalimi ka tërhequr edhe vëmendjen e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Dua Lipa ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një pjesë nga fjalimi i kryeministrit në Instastory, duke bërë thirrje për liberalizimin e vizave me Kosovën.

“Më lini të lirë, liberalizim vizash për Kosovën”, shkruan Dua Lipa.

Kujtojmë se një kërkesë të tillë, Dua e bëri edhe gjatë festivalit “Sunny Hill”, ku u shpreh se liberalizimi i vizave me Kosovën do të sillte shumë mundësi për popullin shqiptar atje.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se kryeministri Rama debatoi ashpër në asamblenë e KiE-së, ku pati replika me përfaqësues të ndryshëm.

Rama e quajti përfaqësuesen e të majtës në PE, Nina Kasimati “ajo gruaja greke”, një epitet ky që ka shkaktuar një sërë reagimesh në Europë dhe në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.