AKTUALITET

‘Non grata’ nga Anglia, Berisha: Ajo që bëri ambasadori britanik është akt korruptiv, e çova çështjen në gjykatë

21:52 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik si të përfshirë në lobimin për shpalljen e tij non-grata nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.




Berisha tha se vendimi për shpalljen non grata nga Mbretëria e Bashkuar, ka ardhur si pasojë e lobimit të ambasadorit, i cili ka paraqitur Fation Dautin si urë lidhëse mes tij dhe organizatave kriminale.

Sipas Berishës ky vendim është skandaloz dhe qesharak, pasi ai nuk e njeh fare Fation Dautin dhe e ka mësuar si emër në momentin që shkelmoi portën gjatë trazirave në selinë e Partisë Demokratike.

Berisha: Nuk dija asgjë për Fatjon Dautin. Nuk e njihja fare, unë më pas mora vesh se ishte përzënë nga Britania e Madhe. Por asnjë akuzë. Pra është konsideruar i rëndësishëm në rrjet, por nuk është ka pasur akuzë ndaj tij. Gazetari thotë se që takova përfaqësues të PD dhe më thanë që nuk ka asnjë funksion.

Duhet ta pranoj se në rastin. Ambasadori britikanik ka mbajtur qëndrim mbështetës ndaj Lulzim Bashës, nëse iu pranoni vërtetë Fatjon Dautin për dëshmi…Kjo që ka bërë ambasadori britanik është akt i mirëfilltë korruptiv, i ndikuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. Kam dokument unë për këtë që them. është në proces. Britania e Madhe ka proces, e ka të parashikuar rishqyrtimin. Është në rishqyrtim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.