Kronikë

Mbytën Yzberishtin me hashash, Policia kap 3 persona në Tiranë/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve nga operacioni “Compensation”!

09:27 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona në kuadër të operacion “Compensation”. Blutë e kryeqytetit kanë bërë me dije se është arrestuar 23-vjeçari M.H., 25-vjeçari D.A., dhe 27-vjeçari I. A., banues në Yzberisht.




“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë kryer veprime hetimore në kuadër të operacionit “Compensation”, nisur në vitin 2021. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: – M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç dhe I. A., 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht”, njofton Policia.

Efektivët kanë ushtruar kontroll ndaj banesës së 23-vjeçarit dhe 25-vjeçarit dhe ka gjetur një sasi kanabisi, peshore elektronike, granatë dhe aparate celulare.

“Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. H. iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. H. bashkëpunonte me shtetasin I. A., për të shitur lëndë narkotike. Në vijim të veprimeve, në kuadër të këtij operacioni, Policia ka ushtruar kontroll në banesës e shtetasit D. A., ku ka gjetur një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton Policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.