LAJMI I FUNDIT

Raporti i Progresit për Shqipërinë/ PD: Edi Rama burim i së keqes, po e çon Shqipërinë drejt humnerës!

13:46 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me progres-raportin e BE-së për Shqipërinë duke e cilësuar atë si një kambanë e fortë alarmi dhe sinjal rreziku.




Anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi tha në një deklaratë për mediat se, një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keq-qeverisjes.

Sipas tij, kritika që lidhet me eksodin shqiptar, Partinë demokratike, si forca e liberalizimit të vizave, e shqetëson veçanërisht, sepse ka të bëjë me mundësinë të rikthimit të vizave për shqiptarët.

DEKLARATA E PLOTË E ALDO BUMÇIT:

Më poshtë janë pikat kryesore të gjetjeve të Progres-Raportit:

– Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021;

– Fenomeni i të miturve të pashoqëruar vazhdon të jetë shqetësim;

– Komisioni po monitoron nga afër në kuadër të mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave, dhe të mekanizmit të pezullimit të vizave;

– Shqipëria vazhdon të jetë nën monitorim të shtuar për pastrimin e parave

-Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në këtë fushë, dhe luftën kundër pastrimit të parave.

-Keqpërdorimi i burimeve shtetërore vazhdon të jetë problem, sikurse ishte rasti i bashkisë së Durrësit për zgjedhjet e pjesshme të marsit, dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

-Ka cënim të pavarësisë së medias, frikësim të gazetarëve, mungesë të aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH.

-Kadastra është sektor i prirur ndaj korrupsionit, që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.

-Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i skemës se pasaportave të arta, pasi përbën rrezik për sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe është i papajtueshëm me legjislacionin e BE-së.

-Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të Policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.

-Përgjigja ndaj rrjeteve të krimit të organizuar duhet të jetë më proaktive dhe sistematike.

-Nuk ka qasje strategjike dhe sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale jashtë vendit dhe ato “të paarritshme”.

-Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.

-Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

-Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

-Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

-Gjyqësori vuan nga procedurat e gjata, shkalla e ulët e gjykimit përfundimtar, dhe numri i madh i çështjeve të mbartura.

-Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit është e kufizuar.

Edi Ramës i duhet të lëshojë tepsinë dhe të kapë timonin, sepse makina e Shqipërisë, siç shihet qartë në raportin e Brukselit, është jo në drejtimin e duhur, por drejt humnerës.

Shqiptarëve u bëjmë thirrje të na bashkohen në protesta mbarë popullore.

Një vend në rrezik shpëtohet vetëm duke hequr burimin e rrezikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.