AKTUALITET

Tik-Tok një formë për të “thithur” elektorat? Berisha: E kam dhe pasion, jam më pranë të rinjve! Sa u hap, 8500 ndjekës…

21:18 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” sa i takon “raportit” të tij me rrjetet sociale.




Berisha tha se në Facebook poston më së shumti shkrimet e tij dhe nuk është shumë i lidhur me fotografitë, duke shtuar se Instragramin apo Tik-Tokun të cilin po e përdor së fundmi, i ka pasion por edhe si formë për të qenë më pranë të rinjve, duke qenë se jemi dhe në prag të zgjedhjeve vendore.

“Unë komunikoj vetëm në Facebook, nuk jam njeri i lidhur me fotografitë, por me fjalën. Pasioni im për Instagramin është relative, Tik-Toku ka një mbështetje të imazhi dhe video.Të dyja së bashku. Është hapur, para dy orësh mbi 8 mijë e 500 followersa”-tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.