AKTUALITET

Vasili për Progres Raportin e BE: Kryeministri në gjunjë drejt Lindjes dhe narkomafies

20:20 - 13.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një reagim të bërë së fundmi në rrjetin e tij social, Facebook, duke iu referuar Progres Raportit të BE, shprehet se kryeministri Edi Rama është kundër Europës dhe BE “dhe në gjunjë drejt Lindjes e narkomafies”.




“Rama egersisht kunder Europes e BE dhe ne gjunje drejt Lindjes e narkomafies! Raport Progresi i fundit i ve vulen dhe zhduk çdo iluzion se me Ramen dhe qeverine e tij Shqiperia mund te ece drejt Bashkimit Europian. Rama ka prioritet vetem Lindjen e autokrateve pa demokraci, pa shtet ligjor ku paraja e piset dhe narkotrafiqet bejne ekonomine dhe asgjesojne shtetin e se drejtës”, shprehet Vasili.

Më tej ai thotë se raporti i Progresit është një këmbanë alarmi për t’u ngritur kundër qeverisë së Ramës.

“Ndaj Raporti i Progresit eshte kembane alarmi per cdo politikan patriot dhe qytetar shqiptar qe do familjen dhe Shqiperine per tu ngritur ne kembe kunder Rames dhe qeverise egersisht antiEurope te rilindjes.

Faktet e Progres Raportit jane tronditese:

BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht”,

Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.

Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”.

Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike.

Mbikqyrja parlamentare mbetet e kufizuar.

Kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga katër interpelancat e thirrura me të.

Konsultimet publike dhe me shoqërinë civile mbeten të natyrës formale.

Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.

Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Aksesi i njesive vendore në fondet e BE vazhdon të jetë problematik për shkak të ndryshimeve të shpeshta të administratës dhe procedurave komplekse”, thekson progres-raporti.

Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Cënim i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH”, përfundon ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.