AKTUALITET

Deputetët lënë celularët/ Shefja e AKSHI-t raporton në Komisionin e Sigurisë për sulmet kibernetike: Do publikohen informacione sekrete!

10:37 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, por edhe shërbimeve të tjera online qeveritare ka vënë në alarm autoritetet, drejtuesit e të cilëve janë thirrur për të raportuar në Komisionin e Sigurisë. Pas atij tè SHISH, sot në këtë komision raporton drejtuesja e AKSHI-t, Linda Karcanaj, e cila do të japë informacione para deputetëve.




Por për shkak të të dhënave sekrete nga kryetari i Komisionit, Nasip Naço ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias. Edhe drejtuesja e AKSHI kishte te njejten kërkese, pasi siç u shpreh ajo, informacionet janë te klasifikuara se sekrete ose tepër sekrete.

“Për shkak të faktit që gjatë diskutimit do të trajtojmë informacion që është i klasifikuar, sekret ose tepër sekret unë do tju lutesha që seanca të zhvillohej pa praninë e kamerave, me dyer të mbyllura”, u shpreh drejtuesja e AKSHI-t.

Kjo kërkesë u hodh në votim, ku deputetët e mazhorancës votuan pro, ndërsa nga tre deputetët e opozitës që ishin të pranishëm, dy votuan kundër mbajtjes së seancës me dyer të mbyllura dhe njëri abstenoi. Kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço kërkoi nga deputetët që të dorëzojnë celularët e tyre, me qëllim mos përhapjen e informacioneve, që do të jepen nga drejtuesja e AKSHI-t.

Kujtojmë që kjo është seanca e dytë dëgjimore për çështjen e sulmeve kibernetike, pasi javën e kaluar po me dyer të mbyllura dëshmoi kreu i SHISH, e cili e konsideroi situatën shqetësuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.