Kronikë

EMRAT/ Dhunë, vjedhje, falsifikim dokumentesh, bien në prangat e policisë gjashtë persona në Tiranë!

13:34 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës vuri në pranga gjashtë shtetas, për vepra të ndryshme penale. Mes tyre u arrestua nga efektivet e Komisariatit Nr. 5 shtetasi D. G., 43 vjeç, banues në Zall Herr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin Elton Lika, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.




Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasit:

– Mariglen Çunaj (Cunaj), 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

– Kleanthi Abrashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit D. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamzë dhe B. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.